Pyetje të shpeshta
Nëse nuk e gjeni përgjigjen këtu, na telefononi te zyra më e afërt.
Abonimi
A ka kosto instalimi?
Jo. Lidhja ofrohet pa kosto instalimi, vetëm me një garanci të rikthyeshme prej 3.000 lekësh për pajisjen e instaluar.
Si mund të abonohem?
Zgjidhni paketën që ju përshtatet dhe plotësoni formën e abonimit, ose na telefononi në zyrën më të afërt. Ju kontaktojmë brenda një dite pune.
Teknike
Sa pajisje mund të lidh?
Pajisja e instaluar mundëson lidhje wireless dhe lidhje me kabëll rrjeti për katër pajisje, si dhe deri në dy numra telefoni fiks.
A e marr numrin e telefonit falas?
Po. Nëse keni shërbimin e internetit, numri i telefonit fiks ofrohet falas dhe pa tarifë mirëmbajtjeje.
Interneti më ngadalësohet — çfarë të bëj?
Provoni fillimisht një test shpejtësie me kompjuterin të lidhur me kabëll. Nëse rezultati është dukshëm nën paketën tuaj, na kontaktoni.